Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toure tërhiqet nga futbolli për t'u bërë trajner te Celticu

Kolo Toure i është bashkuar kampionit të Skocisë, Celticut, si pjesë e shtabit teknik pas tërheqjes nga futbolli, ka njoftuar të premten klubi skocez. Ish-mbrojtësi i Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, që edicionin e shkuar luajti te Celticu, është emëruar në rolin e asistentit teknik të trajnerit Brendan Rodgers, transmeton koha.net.

"Ky është një lajm i mrekullueshëm për Celticun, pasi ka arritur që në stafin e trajnerëve të angazhojë një njeri me përvojë të madhe si Kolo, i cili është shembull për të gjithë", ka thënë Rodgers.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ai gjatë karrierës ka punuar shumë dhe për shumë vite ka qenë njëri prej mbrojtësve më të respektuar në futboll. Jam me fat që do të kem një asistent si Kolo".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.