Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toulouse befason Liverpoolin

Skuadra franceze, Toulouse, e ka befasuar Liverpoolin në ndeshjen e katërt të Grupit E të Ligës së Evropës.

Toulouse të enjten mbrëma në shtëpi fitoi 3:2.

Aron Donnum në minutën e 36-të dhe Thijs Dallinga në minutën e 58-të shënuan për 2:0. Cristian Casseres realizoi autogol në minutën e 74-t për 2:1. Frank Magri në minutën e 76-të realizoi për 3:1. Liverpooli nuk u dorëzua dhe ngushtoi epërsinë në minutën e 89-të me golin e Diogo Jotas. Mendoi se fitoi një pikë në minutën e 97-të, por goli u anulua për prekje me dorë.

Liverpooli, megjithatë, mbetet i pari në grup me nëntë pikë.

Shtatë pikë ka Toulouse në vendin e dytë. Vendin e tretë dhe të katërt e zënë Royale Unioni belg me katër pikë, dhe LASK-u austriak me tri pikë.

Artikuj të ngjashëm