Shefi i skautëve të Tottenhamit, Steve Hitchen ishte prezent në përballjen Dortmund – Monaco për të shikuar nga afër yllin e klubit gjerman, Christian Pulisiq, raporton Daily Mail.
Në garë për shërbimet e tij është edhe gjiganti tjetër anglez, Liverpool, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesi amerikan erdhi si zëvendësues në pjesën e dytë, përballje të cilën Dortmundi e humbi 2 me 3 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
18 vjeçari është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te Dortmundi në këtë sezon.