Tottenham Hotspur po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Manchester Unitedit.
Steven Bergwijn ka realizuar për 1:0 në minutën e 27-të të ndeshjes. Ndeshja i takon xhiros së 30-të të Premier Leagues së Anglisë në futboll.
Më herët të premten, Southamptoni fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Norwich Cityt. Danny Ings, Stuart Armstrong dhe Nathan Redmond kanë realizuar golat.
Premier League ka rifilluar të mërkurën pas ndërprerjes së gjatë për shkak të koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm