Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami përmbys Brightonin

Tottenhami ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Brightonit.

Vendasit e panë veten në disavantazh në minutën e 37 kur Webster i dha epërsinë Brightonit, transmeton Koha.net.

Por, në pjesën e dytë “Spurs” përmbysën gjithçka duke shënuar dy herë.

Shifrat i barazoi Kane në minutën e 53, kurse golin e fitores e shënoi Dele Alli në minutën e 72.

këtë fitore Tottenhami arrin në kuotën e 29 pikëve dhe mban vendin e pestë. Kurse Brightoni në vendin e 13 me 20 pikë.