Tottenhami është futur në garë me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit portugez të Sportingut, Bruno Fernandes, bëri të ditur "O Jogo" të enjten.
Zyrtarët e Tottenhamit kanë udhëtuar në Lisbonë për të biseduar për transferimin e mundshëm të Fernandesit.
Ai është kërkuar gjithë verën nga Manchester Unitedi dhe është raportuar se transferimi në "Old Trafford" është afër.
Mirëpo, Tottenhami është futur në garë tash. 24-vjeçari stinorin e kaluar shënoi 32 gola dhe asistoi 18 të tjerë në 53 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm