Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami mposhtet në kohën shtesë

Tottenhami i Antonio Contes ka pësuar disfatë befasuese në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami anglez të martën mbrëma u mposht në udhëtim te Sportingu portugez në kohën shtesë, me rezultatin 2:0.

Paulinho shënoi për golin e parë të vendësve në minutën e 90-të, ndërsa në minutën e tretë të shtesës, Arthur Gomes, vulosi rezultatin final.

Sportingu është lider në Grupin D pas dy ndeshjeve.

Ka gjashtë pikë, tri më shumë se Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm