Tottenhami ka shënuar fitore bindëse ndaj Dortmudnit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, duke rritur gjasat për ta vazhduar tutje në këtë garë.
Ekipi londinez shënoi fitore prej 3 me 0 në Wembley, transmeton Koha.net.
Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, por në pjesën e dytë Tottenhami ishte shumë efikas, duke shënuar tre herë.
Son Heung-Min shënoi golin e parë në minutën e 47, pas asistimit nga Vertonghen që shënoi golin e dytë në minutën e 83.
Golin e fundit e shënoi Llorente kur po luhej minuta e 86.
Ndeshja e kthimit luhet më 5 mars në Gjermani.