Tottenham Hotspur nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Brentfordi duke luajtur baras 0:0.
Me këtë barazim skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ka bërë një hap prapa në luftë për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Të dyja ekipet kishin mundësi shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin.
Me këtë barazim Tottenhami pas 32 ndeshjeve mban pozitën e pestë me 57 pikë, dy më pak se Arsenali që ka pozitën e katërt.
Brentfordi është në vendin e 12-të me 39 pikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tottenhami mbetet në Premier League
-
West Hamit nuk i mjafton fitorja, bie nga Premier League
-
Chelsea fiton, Tottenhami të dielën luan ndeshjen për mbijetesë
-
Vetëm një pikë për Tottenhamin që vazhdon garën për ekzistencë
-
Tottenhami lëshon fitoren “nga dora”, rrezikon seriozisht largimin nga Premier League