Tottenham Hotspur ka siguruar një pikë të vlefshme ndaj Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Londinezët barazuan 1 me 1 me autogolin e realizuar nga Raphael Varane, derisa golin e barazimit për “Mbretërit” e realizoi Cristiano Ronaldo.
Me këtë barazim Tottenhami prin në grupin H me shtatë pikë, aq sa ka edhe Reali në pozitën e dytë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi APOEL-i barazoi me Borussia Dortmundin me rezultat 1 me 1.
Artikuj të ngjashëm