Tottenhami ka barazuar sot në udhëtim ndaj Crystal Palacet në xhiron e 12-të të Premier Leagues me rezultatin 1:1, ndërsa ka mbetur në krye të renditjes.
Harry Kane (23’) realizoi për Tottenhamin, ndërsa barazoi rezultatin për Crystal Palacen, Jeffrey Schlupp (81’).
Pas 12 xhirove Tottenhami kryeson me 25 pikë, një më tepër se Liverpooli që zë vendin e dytë. Liverpooli mund ta kalojë Tottenhamin në renditje, pasi nga ora 17:30 luan me Fulhamin sot.
Artikuj të ngjashëm