Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toronto me titull në NBA mund t'i sjellë Kanadasë trashëgimi të plotë në basketboll

Titulli i kampionit për Toronto Raptors në NBA do të sillte një trashëgimi të plotë basketbolli në Kanada. Me titull Kanadaja do të festonte rrënjët e veta për shkak se ky vend konsiderohet si vendlindja e shpikësit të këtij sporti. Gjithashtu, ndeshja e parë në NBA është zhvilluar në Kanada.

Toronto Raptors po përpiqet të bëhet skuadra e parë jashtë SHBA-së që ka fituar titullin. Toronto mposhti Golden State Warriors (105:92) në ndeshjen e katërt të serisë finale. Tashmë Toronto është në epërsi 3:1 në serinë finale dhe të martën seria e ndeshjeve kthehet në Toronto. Një fitore tjetër e Torontos do të përfundonte gjërat, shkruan sot Koha Ditore.

Toronto Raptors është ekipi i vetëm i NBA-së që ka ngjallur pasionin në Kanada për sportin e basketbollit. Kanadaja kryesisht njihet për dashurinë e madhe ndaj hokejit në akull. Raptors kanë filluar të frymëzojnë gjithë vendin, i cili po ëndërron për titullin e parë në NBA.

"Të gjithë në Kanada janë të ngazëllyer dhe kjo është diçka fantastike. Është hera e parë që një ekip i ka dhënë një energji të tillë këtij vendi. Do të ishte përrallore të fitojmë titullin, por ka kohë të mendojmë për gjëra të tilla, pasi do të fokusohemi te ndeshja e radhës", ka thënë trajneri i Torontos, Nick Nurse.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)