Torino ka befasuar Milanin duke e mposhtur të dielën mbrëma me rezultatin 2:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së 12-të të Serie A të Italisë.
Koffi Djidji shënoi për 1:0 në minutën e 35-të. Për 2:0 në të mirë të Torinos shënoi Aleksey Miranchuk menjëherë në minutën e 37-të.
Golin e vetëm për Milanin e shënoi Junior Messias në minutën e 67-të.
Mërgim Vojvoda qëndroi në stol te Torino. Skuadra e tij renditet e nënta me 17 pikë.
Ndërkohë Milani ka bërë hap të gabuar në garën për titull. Renditet i treti me 26 pikë. Atalanta i ka 27 pikë në vendin e dytë, ndërsa udhëheq Napoli me 32 pikë.