Torino ka barazuar sonte 1:1 në shtëpi me Fiorentinën, në xhiron e 20-të të Series A së Italisë. Në këtë ndeshje Fiorentina mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Gaetano Castrovillit (61’) dhe Nikola Milenkoviqit (71’).
Në të vërtetë Fiorentina ishte duke kryesuar me golin e Franck Riberys (67’), por Torino nxorri një pikë fal golit të Andrea Belottit (88’). Mërgim Vojvoda i mungoi Torinos shkaku i një lëndimi.
Pas 20 ndeshjeve Torino zë vendin e 17-të me 15 pikë, Fiorentina zë vendin e 12-të me 22 pikë.