Mërgim Vojvoda i Kosovës dhe Nedim Bajrami i Shqipërisë kanë luajtur për skuadrat e tyre të enjten mbrëma.
Torino dhe Empoli barazuan 2:2 në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit të Italisë.
Vojvoda u inkuadrua në minutën e 35-të të ndeshjes si zëvendësues i Marko Pjacas, kurse Bajrami në minutën e 53-të e zëvendësoi Filippo Bandinellin.
Tommaso Pobega dhe Pjaca shënuan për torinezët, ndërsa Simone Romagnoli dhe Andrea La Mantia realizuan për vizitorët.
Te Torino në bankën rezervë ishte Etrit Berisha, ndërsa rasti te Empoli nuk iu dha Samir Ujkanit, Ardian Ismajlit e Kristjan Asllanit.
Torino pas 15 ndeshjeve ka 18 pikë kurse Empoli ka dy pikë më shumë.
Artikuj të ngjashëm