Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tomori mungon tri ndeshje në Serie A

Fikayo Tomori pritet të mungojë më gjatë se sa ishte menduar. Mbrojtësi anglez do t’i nënshtrohet një operimi në gju, ka bërë të ditur stafi mjekësor i klubit të Milanit.

Tomori u lëndua në ndeshjen ndaj Genoas duke u detyrua ta lë fushën para kohe.

Anglezi do të mungojë në tri ndeshjet e radhës në Serie A ndaj Sepzias, Juventusit dhe Interit.

24-vjeçari është një ndër lojtarët kryesor duke qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të “Rossonerëve”.

Artikuj të ngjashëm