Jon Dahl Tomasson u emërua si trjaner i Malmos para sezonit 2020. Që nga ajo kohë, danezi e udhëhoqi Malmon drejt triumfit të dy titujve në elitën e futbollit të Suedisë, teksa ishte pjesëmarrës edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, të enjten gjatë ditës, u bë e ditur se ai do të largohet nga skuadra. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit më të madh suedez.
“Natyrisht se nuk është lajm i mirë. Kemi pasur dy vite shumë të mira së bashku, por pas bisedimeve që i patëm, u pajtuam që t’i ndajmë rrugët”, ka thënë për “fotbollskanalen”, drejtori sportiv i Malmo FF, Daniel Andersson.
Tomasson mund të jetë trajner i ri i skuadrës së Heerenveenit, pjesë e të cilit është edhe Ibrahim Dresheviq, futbollisti i Kosovës.