Jon Dahl Tomasson është emëruar seleksionuesi i ri i Përfaqësues së Suedisë në futboll. Danezi do ta zëvendësojë trajnerin e dorëhequr, Janne Andersson.
Andersson dha dorëheqje pasi Suedia dështoi të kualifikohej në “Euro 2024”.
Tomasson ka nënshkruar kontratë deri në fund të eliminatoreve për Botërorin 2026 dhe do të vazhdohet me automatizëm nëse Suedia siguron kualifikimin. Tomasson 47-vjeçar së fundi ka drejtuar skuadrën angleze Blacburn, ndërsa më herët ka punuar edhe te Malomo. Ai ka qenë asistent në Përfaqësuesen e Danimarkës nga viti 2016 deri në vitin 2019. Tomasson ka pasur karrierë të madhe si lojtar.
Artikuj të ngjashëm