Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër humbje për Muriqin në Turqi, Llullaku asiston në Bjellorusi

Futbollistët shqiptarë kanë vazhduar me paraqitje në pak ligat që po e zhvillojnë aktivitetin.

Shumica e ligave të futbollit janë pezulluar për shkak të koronavirusit, por gara ka vazhduar në Superligën e Turqisë.

Në kuadër të javës së 26-të, Fenerbahçe pësoj 1:0 në udhëtim nga Konyaspori, të shtunën mbrëma. Ndeshja u luajt pa praninë e shikuesve në stadium. Vedat Muriqi e kompletoj ndeshjen për Fenerbahçen. Ai kishte dy raste të mira në pjesën finale të takimit, por pa ia dalë të dërgoj topin në rrjetë.

Fenerbahçe nuk ka fituar në Superligë që nga 25 janari. Prej atëherë ka katër humbje e tri barazime. Skuadra ku luan Muriqi ka rënë në pozitën e shtatë dhe tashmë është larg garës për titull. Konyaspor ndeshjen e përfundoj me dy lojtarë më pak në fushë, por kjo nuk ndihmoj Fenerbahçen të sigurojë pikë.

Të shtunën janë luajtur ndeshje edhe në Rusi, Bjellorusi, Hungari, Ukrainë, Serbi dhe në disa liga të ulëta të Anglisë.

Edhe Pezullohet edhe liga ku luan Hasani, aktiv mbesin Muriqi, Hadërgjonaj e Berisha Sport Pezullohet edhe liga ku luan Hasani, aktiv mbesin Muriqi, Hadërgjonaj e Berisha

Në Bjellorusi është aktivizuar sulmuesi Azdren Llullaku. Ai asistoj në fitoren 2:0 të Shakhtyor Soligorsk ndaj Zhodinos, në kuadër të Kupës së Bjellorusisë. Llullaku u aktivizua në minutën e 75-të ndërsa në minutën e 88-të zgjati me kokë topin për Kendysh që realizoj për 1:0. Në fakt Llullaku ngjalli sulmin e skuadrës së tij.

Në Hungari është duke luajtur Florent Hasani.