KB Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me fundorin Tjader Fernandez. Lojtari i gjatë 178 centimetra është sjellë si përforcim në vend të Erdem Ilterit, që është lënduar dhe do të mungojë së paku tri javë.
Fernandez ka luajtur në ligat më të rëndësishme në Amerikën Latine.
“KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e pozitës së organizatorit, Tjader Fernandez. Lojtari, i gjatë 1.78cm ka një përvojë në ligat e rëndësishme të Amerikës Latine dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipin, pas lëndimit të Erdem Ilter, i cili pritet të mungoj së paku 3 javë”, thuhet në faqen zyrtare të Pejës.