Pas rreth 44 muajsh, Parku Olimpik i Tiranës ka marrë jetë duke mbyllur një nga investimet më të mëdha të kompleksit, atë të pallatit të sportit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, kanë inauguruar këtë pallat të ri sporti, që do të mbajë emrin e ish-legjendës së basketbollit shqiptar, Feti Borova.
“Më në fund kemi një sallë moderne të lojërave me dorë që është vetëm një pjesë e projektit të madh. Pak më tutje, është një sallë tjetër moderne e peshëngritjes, e mundjes, do të ndërtohet më pas pishina e mbyllur olimpike, fushat e volejbollit dhe basketbollit të hapura, të futbollit e kështu me radhë”, tha Rama.
Gjithashtu, ai ka theksuar se shumë shpejt, të gjithë këtij oazi të gjelbër të kryeqytetit, do t'i shtohet edhe një kopsht i ri zoologjik.
Ndërkohë, Veliaj shprehet mjaft i kënaqur që kanë bërë një tjetër hap të afrimit të të rinjve drejt sportit dhe largimit nga kafenetë e bastet, transmeton tch.
“Më vjen mirë që kemi ndërtuar një ambient që afron më shumë të rinjtë me sportin dhe i largon nga kafenetë, bingot apo llotot. Dikur, kjo sallë ishte vendi i parë i pritjes së kosovarëve gjatë periudhës së luftës dhe në mënyrë simbolike kemi vendosur që të luajmë sot me një përfaqësuese të Kosovës për të inauguruar këtë sallë”, ka thënë Veliaj.
-
Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030
-
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
-
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
-
Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë
-
Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE-në