Tirana ka pësuar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Maccabi Tel Avivit në Ligën e Evropës, duke pësuar humbje 0-3.
Klubi shqiptar mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 45 kur me të kuq u ndëshkua Sentamu, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë ekipi izraelit e pati më të lehtë, duke arritur kështu të shënojë tre herë.
Schoenfeld, Itzhaki e Rikan shënuan për ekipin mysafir, që kalon në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 0-5.
Artikuj të ngjashëm