Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tirana në disavantazh pas pjesës së parë

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Tirana është në disavantazh pas pjesës së parë përballë Zrinjskit të Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Air Albania” dhe i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Golin për Zrinjskin në pjesën e parë, e shënoi Nemanja Bilbija nga penalltia në minutën e 12-të.

Tirana po luan në këtë rund të Ligës së Konferencës, pasi u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Dudenlangu i Luksemburgut.