Skuadra e Tiranës është eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tirana humbi ndeshjen kthyese nga Zrinjski me rezultatin 3:2.
Vendësit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Në minutën e 25-të shënuan për epërsi, ndërsa të dytin në minutën e 36-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTirana ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por ishte ekip nga Bosnjë e Hercegovina që ngriti epërsinë në 3:1 në minutën e 80-të. Katër minuta më vonë, Tirana ngushtoi epërsinë në 3:2, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi e po ashtu edhe aventura e Tiranës në Evropë.