Tiranë, 7 shtator – Tirana e ka nisur mirë sezonin e ri futbollistik 2017-2018, duke fituar të mërkurën në mbrëmje Superkupën e Shqipërisë përballë kampioneve të Kukësit në stadiumin “Selman Stermasi”.
Goli që i dhuroi trofeun kryeqytetasve erdhi në minutën e fundit falë golit tëë shënuar nga Hoxhallari në portën e mbrojtur nga portieri Kolici.
24 herë kampionet e Shqipërisë fitojnë kështu Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, ndërkohë që këtë sezon do të luajnë në kategorinë e parë.