Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tinejxherja britanike arrin finalen e parë të një Grand Slami

Tinejxherja britanike Emma Raducanu arriti në finalen e US Open ndërsa ngritja e saj meteorike vazhdoi me një fitore mahnitëse ndaj numrit 17 të botës, Maria Sakkari, në New York.

Raducanu, 18 vjeç, vazhdoi ëndrrën e saj me një fitore 2:0 në sete (6-1 6-4) në të cilën dominimi i saj përsëri pothuajse sfidoi besimin.

Ajo është kualifikuesja e parë që arrin një finale të një Grand Slami dhe do të luajë të shtunën me një tinejxhere tjetër 19-vjeçare Leylah Fernandez.

Raducanu është e para britanike në një finale të madhe pas 44 vjetëve në kategorinë “single”.