Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tinejxheri Sancho tregon klasën në Bundesligë

Është dashur kohë dhe nuk ka qenë një nga rrugëtimet më të lehta. Por pas performancës të së shtunës pasdite më nuk duhet të ketë dyshim: Jadon Sancho ka ardhur.

Nëse anglezi 18-vjeçar vazhdon të ndërtojë karrierë të shquar te Borussia Dortmundi, atëherë performanca e së shtunës do të jetë historike dhe moment i shpërthimit të tij.

Derisa skuadra e tij fitoi 4:0 ndaj Bayer Leverkusenit, ishte Sancho që udhëhoqi vijën ofensive, duke shkatërruar kundërshtarët, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Gazeta “WAZ” e ka përshkruar atë si “talent të jashtëzakonshëm”. Për “Kicker” ai ishte magjistar. “Bild” e ka quajtur performancën e tij si “Sancho Show”.

Por asnjë nga reagimet e mediave nuk u duk ndoshta i përshtatshëm. Sancho, që zuri vend në njëmbëdhjetëshin startues pas lëndimit të Michy Batshuayit fundjavën e kaluar, “terrorizoi” vazhdimisht Leverkusenin në krahun e majtë të sulmit.

Edhe Sancho shumë i lumtur te Dortmundi Sport Sancho shumë i lumtur te Dortmundi

I përfshirë në disa raste në minutat e parë, sulmuesi i ri më pas dërgoi Dortmundin në epërsi në minutën e 13-të, duke realizuar pas një kundërsulmi të shpejtë.

Ishte goli i tij i parë me Dortmundin dhe u bë anglezi më i ri që ka shënuar ndonjëherë në Bundesligën gjermane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)