Një tifoz i Liverpoolit e ka ngritur në një nivel tjetër dashurinë e madhe që e ka për ekipin nga Premier League.
Ai ka bërë një veprimi mbresëlënës, duke e shndërruar shtëpinë e tij në një mini-stadium të Liverpoolit. Përkrahësi danez, Kjeld Rinfeld, ka vepruar në këtë mënyrë, vetëm e vetëm për ta dëshmuar veten si njëri prej tifozëve më të veçantë në botë. 52-vjeçari tani mund të krenohet me faktin se shtëpia e tij është pak a shumë ka ngjashmëri me stadiumin “Anfield Road”, në të cilin Liverpooli i luan ndeshjet si vendës, raporton KOHA.
Rinfeld ka më shumë se katër dekada që është tifoz i Liverpoolit dhe gjatë kësaj periudhe rregullisht ka pasur në pronësi biletën sezonale të ekipit anglez.
Në fakt, ai ka udhëtuar rregullisht për më shumë se 2800 kilometra nga qyteti i tij, Skaelskoer që gjendet në jug të kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës për të përcjellë çdo ndeshje të Liverpoolit që e ka luajtur në shtëpi nga tribunat e stadiumit “Anfield Road”.
Me edicionin e pezulluar në Premier League, por edhe nëpër ligat e tjera të forta të Evropës për shkak të koronavirusit, Rinfeld e ka shfrytëzuar këtë kohë për disa riparime në shtëpinë e tij. Aktualisht, duket se Rinfeld po banon në stadiumin ikonik të Liverpoolit, pasi në hyrje të pronës së tij, është e vendosur motoja ikonike e klubit që ai e adhuron: “You’ll Never Walk Alone”.
Edhe
Tifozët e Liverpoolit po mblidhen në afërsi të Anfieldit, Jota ishte shumë i dashur për ta
Këtë pjesë, Rinfeld e ka të punuar prej metali, të cilin e kishte porositur te një mik i tij, që njihet si metalpunues i mirë në qytetin e Skaelskoerit. Madje, shumicën e gjërave që kanë të bëjnë me Liverpoolin dhe tashmë janë vendosur në shtëpinë e tij, Rinfeld pranon se i ka bërë me porosi te miku i tij.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
- Erikssonit do t’i mundësohet realizimi i ëndrrës për ta drejtuar Liverpoolin
-
Tifozët e Liverpoolit ende të lënduar nga finalja e Championsit
-
Van Dijku e bindi Gakpon ta refuzojë Unitedin dhe të transferohet te Liverpooli
-
Alexander-Arnold, kampioni i Anglisë që jeton në shtëpinë e prindërve dhe ndihmon në punët e përditshme