Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Gremios futen në fushë dhe shkatërrojnë kabinën e VAR-it

Gremio është një nga klubet më të njohura në futbollin brazilian dhe për momentin, klubi me bazë në Porto Alegre po përballet me realitetin e rënies nga liga.

Ideja për ta parë skuadrën e tyre, e cila është në vendin e 19-të me 26 pikë dhe 11 ndeshje të mbetura, në Serie B nuk u vjen mirë tifozëve.

Si rezultat, një grup tifozësh hynë në fushë dhe shkuan pas kabinës së VAR-it pasi gjyqtari i anuloi një gol Gremios kundër Palmeirasit, që do ta barazonte rezultatin, pas rishikimit të videos. Tifozët u ndeshën edhe me ata që përkujdesen për sigurinë e stadiumit derisa policia më në fund mundtë merrte kontrollin e situatës.

Gremio në fund u mposht 3:1 ndaj Palmeirasit dhe tani është shtatë pikë larg zonës që të mban në ligën. Nëse klubin nuk mund të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë, ky mund të jetë vetëm fillimi i dhunës së tifozëve.