Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Egjiptit të zemëruar me eliminimin e hershëm të përfaqësueses

Tifozët egjiptianë të futbollit kanë reaguar me zemëratë të dielën pasi përfaqësuesja nikoqire është eliminuar befasisht nga Kupa e Shteteve të Afrikës në 1/8 e finales.

Humbja ka çuar në kritika të ashpra ndaj zyrtarëve të futbollit të Egjiptit, duke lënë në hije meritat e Egjiptit që është paraqitur vullnetar për të organizuar garën e madhe pasi Kamerunit iu mor e drejta e organizimit të saj, shkruan sot Koha Ditore.

Tifozët kishin shpresa të mëdha në përfaqësuesen e Egjiptit, pjesë e të cilës është edhe fituesi i Ligës së Kampionëve dhe heroi nacional Mohamed Salah. Egjipti ka fituar këtë garë plot shtatë herë, që është rekord, dhe ishte nënkampion në vitin 2017.

Por, pasi fitoi tri ndeshjet e fazës së grupeve në mënyrë jobindëse, përfaqësuesja nikoqire u eliminua me humbje 1:0, të shtunën nga Afrika e Jugut, një përfaqësuese që mezi arriti në fazën nokaut me një fitore e dy humbje në grup.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)