Sport

Tifozët e Barçës në protestë, duan qëndrimin e Messit e largimin e Bartomeut

Dhjetëra tifozë raportohet se janë mbledhur në afërsi të Camp Nou për të protestuar rreth spekulimeve të fundit për largimin e mundshëm të Leo Messit nga Barcelona, raporton Mundo Deportivo.

Ata kanë kërkuar që Messi të qëndrojë në Camp Nou, derisa kanë kërkuar largimin e krerëve të klubit, transmeton KOHA.

Fraza e Koemanit që çoi te kërkesa e Messit për largim

Tifozët kanë brohoritur “Messi qëndro”, derisa kishte edhe zëra të tjerë që kërkonin dorëheqjen e presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu.

{gallery}

Kërkesa e Messit për largimit ka bërë që të ketë reagime të shumta nga bota e futbollit.

E një nga postimet më interesante ishte edhe ajo e Leganes, ku ka postuar një foto të një futbollisti të saj duke e kapur me të dy duart Messin për të mos lejuar depërtimin e tij.