Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi mezi largohet nga Camp Nou pas konferencës emocionale

Lionel Messi është përshëndetur nga shumë tifozë të tij pas konferencës emocionale për shtyp që e mbajti në Camp Nou të dielën. Tifozët i kanë duartrokitur futbollistit të madh, ndërsa kanë bllokuar rrugën derisa ai po largohej me veturë.

Sipas mediave të huaja, tifozët janë munduar të bllokojnë rrugën për të mos e lënë Messin të largohet nga stadiumi i Barcelonës, klub në të cilin ka bërë histori.

Tifozët kanë thirrur emrin e Messit, ndërsa ai ka pritur me durim në veturë.