Tifozët europianë dhuruan mbi një mijë palë këpucë futbolli për fëmijët sirianë që po strehohen në kampin e refugjatëve Zaatari në Jordani.
“Këpucët u mblodhën gjatë Turneut të Trofeut (Trophy Tour) të Europa Ligës së UEFA-së në sezonin e kaluar, i cili kaloi në tetë qytete europiane, në Gjenevë, Seville, Berlin, Londër, Milano, Moskë, Paris dhe Baku”, tha UEFA në një njoftim, transmeton atsh.
Në kuadër të turneut, tha UEFA, mbi një mijë palë këpucë futbolli u shpërndanë për fëmijët refugjatë sirianë në kamp.
“Pasi vizitova kampin e refugjatëve Zaatari, drejtpërsëdrejti pashë se sa të rinjtë pëlqejnë të luajnë futboll dhe çfarë do të thotë loja për ta”, tha Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-së.
Kampi i refugjatëve Zaatari në Jordani strehon më shumë se 80 mijë refugjatë të zhvendosur sirianë.
-
UEFA dhuron një milion euro për fëmijët ukrainas
-
BE-ja ndan 1 miliard euro shtesë për ta ndihmuar Turqinë me refugjatët sirianë
-
Fëmijët refugjatë do ta kenë rastin të përcjellin stërvitjen e Zvicrës
-
UEFA pranon kërkesa për 30 milionë bileta, ndeshjet e Shqipërisë prej më të kërkuarave
-
Çeferini kërkon falje për finalen në Paris, pranon problemet në Stamboll