Vendosja e një rekordi potencial të botës në 60 metra vrapim me kohë 6.37 sekonda doli të ishte vetëm njëra pjesë e sfidës për amerikanin Christian Coleman.
Pa testime për doping në mitingun në South Carolina të premten Coleman udhëtoi në drejtim të Atlantas dy orë larg, për të takuar testuesit në një rrugë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ai dha mostrën e kërkuar dhe mbushi letrat e kërkuara si pjesë për ratifikim të rekordit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, pyetjet mbesin nëse vrapimi do të ratifikohet si rekord bote.
Blloqet elektronike të startit, si dhe testimet për doping janë dy nga kriteret për një rekord bote, siç tregon zyrtari i Federatës së Atletikës së SHBA-së, Duffy Mahoney.
Por Mark Elliott, kryetrajneri i Universitetit Clemson, ku ka vrapuar medalisti i argjendtë i botës në 100 metra sprint, Coleman, ka thënë se ndonëse blloqet e startit të përdorura në garë ishin të certifikuara, ato nuk ishin elektronike, që është tipike për gara të kolegjit.
“E gjitha që mund t'u them është se ai vrapoi një kohë rekorde bote. Ishte një vrapim i jashtëzakonshëm, thuajse i pabesueshëm”, ka thënë Elliott... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)