Sulmuesi i Francës, Marcus Thuram ka thënë se ende nuk mund ta harrojë finalen e humbur nga Argjentina në Kupën e Botës 2022.
Franca u mposht me penalltia nga Argjentina në finalen e Katarit.
“Çdo ditë më rëndon finalja e Kupës së Botës në Katar”, ka thënë sulmuesi i Interit për “calciomercato.com”.
Ai ka thënë se Karim Benzema ka qenë frymëzim i tij në fushë.
“Si fëmijë të gjithë më thoshin se një ditë do të bëhesha numri 9, por nuk më pëlqente shumë. Doja të isha në krah, të dribloja. Në fillim të sezonit pata një debat me babin tim, i thamë gjëra njëri-tjetrit dhe zgjodha të luaja qendërsulmues. Më pëlqen shumë Benzema, ai është frymëzim. Dhe një ditë do të doja të arrij në nivelin e tij”, ka shtuar 26-vjeçari.
Ai për Francën ka shënuar dy gola në 16 paraqitje, derisa për Interin në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar 11 gola dhe ka po aq asistime në 32 ndeshje.
-
De Paul kundër akuzave: Argjentina fitoi në fushë
-
Di Maria lavdëron Argjentinën pas finales
-
Deschamps merr përgjegjësinë për pjesën e parë të papranueshme në ndeshjen e tij të fundit si përzgjedhës
-
Tucheli ngul këmbë: Nuk gabova me vendime
-
Vazhdon tradita e lojtarëve të Interit në finale të Botërorit