Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thierry Henry bëhet trajner i klubit francez

Legjenda e futbollit francez do ta nisë karrierën si trajner.

Thierry Henry ka pranuar ofertën e Bordeaux dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si trajner i këtij klubi, transmeton tch.

Kështu shkruajnë mediat franceze, sipas së cilave klubi francez i ka premtuar Henrys se do t’ia plotësojë kushtet e vëna para se ai të pranonte që të nënshkruante me ta.

Henry do të jetë pasues i Gustavo Poyet, i cili dha dorëheqje një javë më parë pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.