Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Theo Hernandez ftohet nga Franca për herën e parë

Mbrojtësi i krahut të majtë i Milanit, Theo Hernandez dhe mesfushori i Romës, Jordan Veretout, janë thirrur nga Përfaqësuesja e Francës për herën e parë. Që të dy do të jenë pjesë e “trekolorëve” për ndeshjet kualifikuese të Francës muajin e ardhshëm.

Përzgjedhësi i francezëve, Didier Deschamps, e bëri publike listën e skuadrës për tri ndeshjet e shtatorit, kundër Bosnjës, Ukrainës dhe Finlandës, në rrugën për Kupën e Botës “Katari 2022”.

Veretout dhe Hernandez janë thirrur për herën e parë ndërsa portieri i Milanit, Mike Maignan, është i përfshirë po ashtu. Olivier Giroud është lënë jashtë skuadrës.

Artikuj të ngjashëm