Prishtina ka arkëtuar 3 pikët e para nën drejtimin e trajnerit të ri Arsim Thaqi.
Klubi nga kryeqyteti mori pikët e plota sot ndaj Ferizajt me fitoren prej 1 me 0, raporton Koha.net.
Golin e vetëm e shënoi Mankenda kur po zhvillohej minuta e 72-të.
Me këtë fitore Prishtina arrin në kuotën e 45 pikëve, ndërsa mban vendin e tretë. Kurse Ferizaj në vendin e nëntë ka 21 pikë.
Artikuj të ngjashëm