Leandro Trossard ka shënuar dy herë në fitoren e Arsenalit ndaj Barcelonës 5:3, në miqësoren që u zhvillua në Los Angeles të enjten.
Robert Lewandowski në minutën e shtatë shënoi për Barcelonën, ndërsa Bukayo Saka barazoi shifrat në minutën e 13-të.
Saka gaboi nga penalltia në minutën e 22-të.
Raphinha i dha epërsinë Barçës sërish, në minutën e 34-t, kurse Kai Havertz barazoi shifrat sërish në 2:2, në minutën e 43-të.
Trossard më pas realizoi dy herë për 4:2, në minutën e 55-të dhe të 78-të.
Edhe
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë
Ferran Torres ishte realizator i fundit te Barcelona në minutën e 88-të, ndërsa një minutë më vonë, rezultatin final te vulosi Fabio Vieira.
Nënkampioni i Premier Leagues, Arsenali, e nis sezonin e ri më 6 gusht kundër Manchester Cityt në “Wembley”, në ndeshjen e Superkupës së Anglisë.