Milani do të jetë nikoqir i Empolit të shtunën nga orën 20:45 në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit të Italisë.
Milani është lider me 60 pikë, dy më shumë se Interi dhe tri më shumë se Napoli i vendit të tretë.
Milani natyrisht do të mundohet ta mbajë pozitën që e ka.
Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse “kuqezinjtë” rivalin tjetër, Napolin e Amir Rrahmanit, e mposhtën vikendin e kaluar me rezultatin 1:0.
Ai trepikësh erdhi pas barazimeve befasuese me Salernitanan e vendit të fundit në tabelë, dhe me Udinesen.
Edhe
Në Itali luhet për vendet e Championsit
“Rossonerët”, që nuk do ta kenë në formacion Theo Hernandezin të shtunën shkaku i suspendimit, do të ballafaqohen më pas me Cagliarin, Bolognan, Torinon dhe Genoan.
Interi mori lajme të mira pasi Marcelo Brozoviq mund të luajë të dielën në udhëtim te Torino, nga ora 20:45. Te Torino paraqiten Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda.
Interi vëmendjen do ta ketë në Serie A pas eliminimit nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.
Napoli udhëton te Verona, te skuadra në të cilën nisi shkëlqimi i Amir Rrahmanit.
Juventusi, që është ngjitur në tabelë, ka 14 ndeshje rresht pa disfatë në ligë. Të shtunën nga ora 18:00, Juve luan në udhëtim te Sampdoria, me mendje te Villarreali.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
Një prej lojtarëve më të mirë te “zonja e vjetër”, Paulo Dybala, nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë bashkëlojtarët.
Lajmi i mirë për skuadrën që udhëhiqet nga Massimiliano Allegri është rikthimi i Alex Sandros dhe Mattia De Sciglios, dy lojtarëve që mbulojnë krahët e mbrojtjes. Mungojnë edhe Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.