Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tërmeti në Turqi, peprezentuesi i Ganës, Atsu është bllokuar nën rrënoja

Federata e Futbollit të Ganës u ka kërkuar tifozëve që të luten për ish-sulmuesin e Chelseat dhe Newcastlet, Christian Atsu, i cili thuhet se është bllokuar nën rrënojat e një ndërtese që u shemb si pasojë e tërmetit shkatërrues në Turqi.

Atsu 31-vjeçar dhe drejtori sportiv i Hataysporit, Yaner Savut mbetën nën rrënja pas tërmetit.

Hatayaspor është klubi kryesor në Hatay, një nga qytetet e prekura nga tërmeti 7.8 ballë që ka shkaktuar vdekjen e mbi 2300 njerëz në Turqi dhe Siri.