Është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Ky ka qenë një prej edicioneve më interesante në Kupën e Spanjës, pasi asnjëra nga skuadrat me traditë në këtë garë, nuk ka kaluar në këtë rreth të garës.
Athletic Bilbao kaloi në gjysmëfinale pasi eliminoi Real Madridin, ndërsa Real Betisi e eliminoi Real Sociedadin. Valencia doli më e suksesshme se Cadizi.
Rayo Vallecano ndërkohë e vazhdoi sezonin e shkëlqyer, duke e eliminuar Mallorcan e Vedat Muriqit. Shkoi në gjysmëfinale të garës për herën e parë në 40 vjet.
Rayo Vallecano do të luajë kundër Real Betisit, ndërsa Athletic Bilbao do të ballafaqohet me Valencian.
Edhe
Tërhiqet shorti i çerekfinaleve në Kupën e Mbretit
Gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit luhen me ndeshje kthyese.
Të parat pritet të luhen më 9 dhe 10 shkurt, ndërsa më 2 dhe 3 mars do të zhvillohen ndeshjet kthyese.