Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tërhiqet shorti i çerekfinaleve në Kupën e Mbretit

Shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit është tërhequr gjatë ditës së premte.

Athletic Bilbao do të luajë në shtëpi kundër Real Madridit, Real Betisi do të udhëtojë në “San Sebastian” për të luajtur me Real Sociedadin, Valencia e pret Cadizin dhe Mallorca viziton Rayo Vallecanon.

Bilbao e eliminoi Barcelonën në rrethana dramatike të enjten, ndërsa Reali në vazhdime me përmbysje të rezultatit e eliminoi Elchen.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në fillim të muajit shkurt.

Image