Katër skuadrat e mbetura në Kupën e Mbretit në Spanjë kanë mësuar kundërshtarët.
Barcelona – Valencia dhe Leganes – Sevilla, do të jenë dy çiftet gjysmëfinale të këtij edicioni në Kupën e Mbretit.
Katalanasit që janë edhe fitues të këtij trofeu sezonin e shkuar, pasi eliminuan rivalin nga qyteti Espanyol në çerekfinale, do të kenë përballë Valencian, transmeton KP.
Befasia e këtij edicioni të kupës, Leganes e cila shokoi Real Madridin duke e lënë jashtë gjysmëfinaleve, do të ballafaqohet me Sevillan.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 31 janar e 1 shkurt, kurse ato të kthimit më 7 e 8 shkurt.
Artikuj të ngjashëm