Erik ten Hag ka folur për mbrojtësin Harry Maguire, i cili së fundmi është kritikuar shumë nga tifozët e Manchester Unitedit.
Maguire ishte fajtor në golin e parë që Unitedi e pranoi në çerekfinalen kthyese në udhëtim te Sevilla në Ligën e Evropës.
“Djajtë e kuq” u eliminuan nga gara, pasi u turpëruan me humbje 3:0.
Maguire gaboi në pasim dhe skuadra e Unitedit pësoi gol pas vetëm tetë minutash kur shënoi Youssef En-Nesyri.
Pavarësisht kësaj, tekniku holandez ka dalë në mbrojtje të tij.
Edhe
Ten Hag kritikon fort skuadrën
“Ai ka rol të rëndësishëm në skuadër. Është kapiten. Ai udhëheq dhe komunikon me trajnerin, e motivon skuadrën dhe është shembull në seancat stërvitore”, ka thënë Ten Hag.
Që nga ardhja e Lisandro Martinezit në skuadër, Maguire e ka humbur rolin e lojtarit titullar. Ka luajtur në vetëm 13 ndeshje të Premier Leagues këtë edicion.