Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Sllovani e shohin si detyrim eliminimin e Feronikelit

Te kampioni i Sllovakisë, Slovani i Bratislavës, janë të bindur se do ta eliminojnë kampionin e Kosovës, Feronikelin në raundin e dytë të Ligës së Evropës.

Slovani po shihet favorit përballë Feronikelit në këtë fazë të garave pas eliminimit në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Slovani u eliminua nga Sutjeska e Nikshiqit derisa Feronikeli prej uellsianëve të The New Saints. Dueli i parë ndërmjet Slovanit dhe Niklit do të zhvillohet të mërkurën (24 korrik) mbrëma në Bratislavë, kurse ai i kthimit pas një jave në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Slovani tashmë ka lënë pas vetes eliminimin nga Sutjeska dhe këtë e dëshmoi kur të shtunën në kuadër të xhiros së parë të kampionatit të Sllovakisë arriti fitore. Triumfoi 3:1 në udhëtim kundër skuadrës FK Pohronie. Në këtë ndeshje te Slovani debutoi trajneri Vladimir Radenkoviq që është i përkohshëm dhe do ta drejtojë ekipin edhe në ndeshjet kundër Niklit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)