Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë mblidhen xhudistë nga disa vende të regjionit.
Natyrisht do të jenë edhe disa prej xhudistëve elitarë kosovarë.
Në palestrën në Pejë mbahet turneu ndërkombëtar “Judo for Peace”.
Turneun e organizon klubi i xhudos “Ippon”.
Luftërat e para fillojnë prej orës 10:00.
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se turneu është rast i mirë për të parë formën dhe nivelin e garuesve që pretendojnë paraqitjen në gara serioze ndërkombëtare.