Të shtunën në Prishtinë do të zhvillohet një lojë miqësore në mes të veteranëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.
Kjo miqësore luhet edhe për ta testuar Stadiumin e Prishtinës i cili që nga dje ka marr emrin e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.
Për ndeshjen testuese ka bërë të ditur sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi në mbledhjen e Qeverisë, por edhe dje kryetari i FFK-së Agim Ademi në një konferencë për media.
Gashi ka ftuar që të gjithë futbolldashësit që të jenë pjesë e kësaj ngjarje.