Mesfushori Razvan Marin i ka munguar Rumanisë në ndeshjet e qershorit ndaj Kosovës në Prishtinë dhe ndaj Zvicrës në Luzern.
Ndaj Kosovës, Rumania barazoi pa gola, kurse me Zvicrën barazoi 2:2.
Dy ndeshjet i takuan grupit I të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2024.
“I kam parë ndeshjet ndaj Kosovës dhe Zvicrës. Në Kosovë të gjithë e pamë se çfarë terreni ishte. Në Zvicër loja nuk më kënaqi aq shumë, por rezultati ishte i mrekullueshëm. Ishte e vështirë t’i shikoja ndeshjet nga televizioni, por isha shumë i lumtur për djemtë”, ka thënë Marin për “FRF TV”.
Rumania në shtator do të përballet sërish me Kosovën.
Më 12 shtator luan në Bukuresht, ndërsa tri ditë më herët e pret edhe Izraelin.
Marin thotë se me dy fitore, Rumania 80 % do ta siguronte kualifikimin në “Euro 2024”.
Edhe
Ylli i Rumanisë shpreson të mos ketë probleme në ndeshjen ndaj Kosovës, pret fishkëllima gjatë himnit
“Gjëja më e rëndësishme për në është kualifikimi në Evropian. Pikët janë të rëndësishme. Për ne, për futbollin rumun, kualifikimi do të ishte shumë i rëndësishëm. Me gjashtë pikë në shtator do ta siguronim 80 % kualifikimin në Evropian. Mendoj se stadiumi do të jetë plot, shpresoj që tifozët të jenë me ne”, është shprehur Marin.
Rumania është e dyta me tetë pikë, kurse Zvicra është lidere me dhjetë pikë.
Kosova është në vendin e pestë me vetëm tri pikë nga katër ndeshje të zhvilluara.