Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Reali të bindur në transferimin e Mbappes

Drejtuesit e Real Madridit janë të bindur se sulmuesi Kylian Mbappe do të transferohet në “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni, raporton “Marca”.

Te Reali nuk janë të shqetësuar me raportimet se Mbappe mund të mbetet te Parisi, pasi besojnë se francezi tashmë ka marrë vendim që ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Mbappe te Reali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.

Më herët është raportuar se Mbappe ka arritur marrëveshje personale me Realin, e cila do të zyrtarizohet së shpejti. Mbappe 23-vjeçar ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar 20 herë në 38 ndeshje këtë edicion për PSG-në.